Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Shkodër, Bardh Spahia ka votuar në një prej qendrave të votimit.
Gjatë fjalës së tij për mediet, Spahia i bën thrrje të gjithë qytetarëve që t’i drejtohen kutive të votimit dhe të ushtrojnë të drejtën e vogës.
Gjithashtu Spahia komentoi arrestimin e zyrtarëve të Shkodrës për shit blerje votash. Ai tha se arrestimi i tyre është inskenim politik për të hedhur baltë ndaj tij.
Spahia: Bëj thirrje të gjitha bashkëqytetarëve që të vërshojnë drejt kutive të votimit dhe ta kthejmë në një festë për Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë. Është dita që t’i rikthejnë shkëlqimin Shkodrës së artit dhe kulturës larg krimit dhe korrupsionit. Dua t’i bëj thirrje strukturave të garantojnë lirinë e votimit, qetësinë në këtë ditë të shënuar. Inskenim politik që synoi ti hedhë baltë fushatës, ne i pranojmë, qytetarët do të flasin me votën e tyre dhe masivitetin në kutinë e votimit.