Blendi Klosi, sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, tha se “risi e procesit të votimit është se mbi 90 % e kandidatëve të propozuar për t’u zgjedhur anëtarë të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste vijnë për herë të parë”.
Duke folur për mediat, pas procesit të votimit të Asamblesë së re të Partisë Socialiste, pas punimeve të Kongresit të PS-së, Klosi tha se, u zhvillua një proces votimi për 12 qarqet e vendit në bazë të statust të PS.
Sipas tij, delegatët e Kongresit votuan për anëtarët e Asamblesë Kombëtare sipas qarqeve, propozime që ishin mbledhur nga e gjitha baza e PS-së.
“Ishin 260 kandidatë për t’u zgjedhur në Asamblenë Kombëtare nga të cilët 156 zgjidhen dhe fitojnë me parimin e votos së Asamblesë. E rëndësishme është që çdo njësi bashkiake është e përfaqësuar në këtë votim dhe ka anëtarët e saj në Asamble sipas propozimeve që vijnë nga baza”, tha Klosi.
Klosi u shpreh se, trupa që do të dali nga këto votime, do të jetë pothuajse me anëtarë të rinj. Gjithashtu vijoi ai, në këto zgjedhje kishte barazi të plotë gjinore me vajza dhe djem që përfaqësojnë këto kandidatura. Po ashtu, ishte e mbrojtur me statut prezenca e të rinjve në këto kandidatura.
“Për herë të parë kishim vendimmarrje të kryesisë së PS, ku të gjithë kandidatët e propozuar në Asamblenë Kombëtare si rrjedhojë dhe anëtarët e zgjedhur, nuk do të mbanin poste drejtuese në administratën qendrore apo lokale”, u shpreh Klosi.
Klosi bëri të ditur se sipas praktikës Asambleja e re pasi të kalojë dhe procesin e garancive statutore dhe votimit në PS në fund të muajit gusht, do të filloj punën e saj, pasi siç tha ai “jemi në kushtet e fushtatës zgjedhore dhe Asambleja do të ketë detyra për përgatitjen zgjedhore ndaj është me rëndësi mbledhja e parë e kësaj asambje për të zgjedhur dhe forumet drejtuese të PS”, theksoi Klosi.
Ai theksoi se, PS ka në bazë të saj ndryshimin. “Ne jemi forcë e madhe me 100 mijë 975 anëtarë aktiv dhe në këtë masë të madhe kushdo është i mirëpritur të kandidojë për poste drejtuese. Gjithçka është në shërbim të fitores të zgjedhjeve të ardhshme”, u shpreh Klosi.
“Jam i nderuer të përfaqësoj qarkun e Vlorës dhe drejtimi i qarqeve është me rëndësi për fitoren e mandiata të kartërt dhe me shifra spektakolare”, deklaroi Klosi. Klosi theksoi sa i përket ndryshimeve në qeveri, se ato janë ekskluzivitet i kryeministrit.
“Ndryshimet janë pjesë e një ekipi, pozicionohen në pjesë të ndryshme, kemi një trajner që na ka nxjerrë fitues. Sa i përket grupit parlamentar, nesër në 8 të mëngjesit kemi një mbledhje të grupit ku do diskutohen edhe ndryshimet”, tha Klosi.