Volkswagen kërkon që të rrisë prodhimin e makinave plotësisht elektrike dhe po plnifikon që deri vë vitin 2035 të ndalojë prodhimin e atyre me naftë dhe benzinë.
Lajmin e ka dhënë një anëtar i bordit, ku tha se prodhuesit e makinave në Europë po përballen me presion në rritje për të luftuar ndryshimet klimatike dhe për të frenuar emetimet, sipas rregulloreve të reja të BE.
“Në Europë, ne nuk do të prodhojmë më makina me djegie, midis 2033 dhe 2035”, tha anëtari i bordit të Volkswagen për një gazetë gjermane.
Nëse në Kinë dhe në Amerikë, ndërprerja do të ndodhë më vonë./albeu.com