Një vogëlushe 3-vjeçare, e shoqëruar nga daja e saj, ka vendosur lule në vendin ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi.
Ata ishin duke kaluar rastësisht në rrugë dhe menduan për këtë gjest. Gjithashtu u bënë apel shoferëve të ecin me kujdes.
“Jemi thjeshtë rastësisht, kaluam, e menduam si gjest. Mbesa i pa fëmijët, po tregonim dje ngjarjen dhe ajo e kuptoi dhe filloi duke qarë dhe tha se shoferët duhet të ecin avash. Edhe unë kam ecur ndonjëherë shpejt, për ndonjë urgjencë, po tani e mbrapa duhet të ecim super super avash, sepse ja çfarë ndodh. Nuk duhet të ndodhte kështu”, tha daja i vogëlushes./albeu.com