Autoriteti Rrugor Shqiptar dënon ashpër grabitësit e pjesëve metalike në urën fshatit Ferras të cilët i kanë shitur për skrap duke dëmtuar sigurinë rrugore.
ARRSH bën me dije se ka nisur puna restauruese në këtë urë por paralajmëron se kush abuzon duke vjedhur dhe dëmtuar sinjalistikën rrugore atëherë do të dënohet ashpër sipas ligjit.
Reagimi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar:
Autoriteti Rrugor Shqiptar shpreh shqetësimin lidhur me ngjarjen e ndodhur në urën e fshatit Ferras, pjesë e segmentit rrugor të bypass-it të Fierit, ku persona tashmë të ndaluar nga policia, kanë vjedhur elementet metalike të kësaj vepre arti, për t’i shitur për skrap.
Duke dënuar këtë ngjarje, e cila dëmton sigurinë rrugore dhe krijon rrezik për përdoruesit e automjeteve, Autoriteti Rrugor Shqiptar siguron opinionin publik se nuk do të tolerojë asnjë rast të tillë dhe së bashku me institucionet e tjera ligjzbatuese do të kërkojë ndëshkimin me forcën e ligjit për çdo abuzues, gjithashtu menjëherë janë marrë të gjitha masat për riparimin e këtij dëmi duke kthyer në normalitet gjendjen e urës.
Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje të gjithë qytetarëve të denoncojnë çdo rast abuzues, për të bërë të mundur reagimin në kohë dhe marrjen e masave për të mos pasur asnjë problematikë në akset rrugore./albeu.com