Foto ilustruese
Ditën e sotme është bërë i mundur arrestimi i dy personave pasi kishin vjedhur karburant në firmën ku ata punonin.
Si rezultat u vunë në pranga shtetasit me iniciale A. K., 46 vjeç dhe M. V., 39 vjeç të akuzuar për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim”.
Gjatë muajit të fundit të dy shtetasit kanë vjedhur rreth 250 litra karburant nga automjetet që përdornin për punë.
Njoftimi i policisë
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Agents”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes.
Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6.
Vodhën sasi të konsiderueshme karburanti në firmën ku punonin, vihen në pranga 2 shtetas.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Agents”.
Si rezultat i operacionit u vunë në pranga shtetasit:
– A. K., 46 vjeç dhe M. V., 39 vjeç, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.
Këta shtetas ishin të punësuar si agjentë shitjesh në një fabrikë për përpunimin e qumështit dhe në periudha të ndryshme kohore, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur sasi karburanti nga automjetet që përdornin për të shitur produktet e fabrikës.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, gjatë muajit të fundit, kanë vjedhur rreth 250 litra karburant, nga automjetet që ata përdornin për punën.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com