VMRO-DPMNE-ja ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pas vendimit të tij për t’u tërhequr nga dorëheqja e premtuar më parë.
Eksponenti i partisë më të madhe opozitare, Milloshovski, e quan gënjeshtar Zaevin për atë që ai e quan si ndryshim të qëndrimit të tij.
“Edhe një herë dëshmoi se është gënjeshtari më i madh në politikën e vendit, manipuluese më i madh në Ballkan dhe politikani i falur i cili zvarritet edhe për një, dy ose tre ditë pushtet për të fshehur ndonjërin nga keqpërdorimet e tij. Por, koha e Zoran Zaevit përfundoi dhe çfarë do të ndodhë në LSDM neve nuk na intereson se ajo është punë e tyre e brendshme, por çfarë do të ndodhë në Kuvend Zaevi do ta shohë ditën e nesërme kur do të votohet mosbesim për Qeverinë e Zaevit”, deklaroi Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE.
“I sugjerojmë Zaevit, kryeministrit në largim dhe bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, Filipçes dhe Oliver Spasovskit, të përgatitet për transfer të qetë të pushtetit pas votimit të mosbesimit dhe formimit të shumicës së re parlamentare dhe Qeverisë së re e cila do të ofrojë zgjidhje për problemet”, tha Milloshoski.
Nisma që është në Kuvend nuk do të tërhiqet por mund të korrigjohet teknikisht sipas kërkesave të disa deputetëve, vlerëson Milloshoski.
“Iniciativa mbetet kurse Rregullorja mundëson që të mund të korrigjohet teknikisht pa u bërë ndryshime në afatet për votimin e saj. Do të bëjmë korrigjim teknik i cili do të japë hapësirë që të gjejnë veten edhe deputetë të caktuar të cilët kishin vërejtje dhe të votojnë për rënien e Qeverisë së Zaevit”, shtoi ai./albeu.com/