VMRO-DPMNE: Pushteti nuk ka legjitimitet, zgjedhje të shpejta menjëherë

Nga VMRO-DPMNE, kanë reaguar në lidhje me ndodhitë e fundit në vend. Nga atje thonë se Zaev po qeverisë pa shumicë dhe se Qeveria nuk ka legjitimitet. Ata kërkojnë zgjedhje të shpejta menjëherë.

“Zaev nuk ka shumicë politike në Kuvend. Qeveria e tij është e paligjshme. Populli vendosi qartë në 31 tetor për ndryshim. Vullneti i popullit nuk është i përfaqësuar në Kuvend dhe prandaj duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

LSDM humbi me mbi 100.000 vota. Zaevi e ka rezultatin më të keq që ka pasur ndonjëherë LSDM-ja. Kjo është disfata më e madhe e kësaj partie”, thonë nga VMRO-DPMNE. Nga atje në fund thonë se Zaevi dhe LSDM janë delegjitimuar dhe se duhet të largohet një orë më parë.

 


Shtuar 17.11.2021 12:12