VMRO – DPMNE kërkoi rritje të pensioneve, reagon Kovaçevski: Propozimet nuk bazohen në ndonjë analizë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot në një konferencë për media, pas pyetjes së gazetarëve se kur mund të pritet rritja e pensioneve, tha se në fjalimin e tij ka paralajmëruar disa politika ekonomike, përfshirë edhe pensionet.

Sipas tij, për momentin po punohet në analiza që më pas duhen të prezantohen.

Lidhur me propozimin e VMRO-DPMNE-së për rritjen e pensioneve për 20%, Kovaçevski tha se një propozim i tillë është “paushall”.

“Vetëm për të treguar se merr pjesë në këtë proces, por nuk bazohen në ndonjë metodologji apo analizë. Përkundrazi, ne tashmë jemi duke punuar në një metodologji që do të mundësojë rritje të qëndrueshme dhe afatgjatë të pensioneve”, shtoi Kovaçevski./albeu.com