VMRO-DPMNE: Do të na vinte keq nëse Alternativa bëhet pjesë e qeverisë LSDM-BDI

VMRO-DPMNE-ja ndjen keqardhje për Alternativën nëse ajo vendos ta lëshojë opozitën dhe të bëhet pjesë e pushtetit.

“Nëse Alternativa mendon se duhet të jetë pjesë e Qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së dhe gjithë asaj që ata mbajnë si bagazh pas vetes, krim, korrupsion dhe varfëri atëherë vërtetë na vjen keq.

Të lidhura

None found

Alternativa ka dy opsione, njëri është ta dëgjojnë zërin e qytetarëve të cilët në këto zgjedhje lokale zëshëm ju kundërvunë politikave të LSDM-së dhe BDI-së ose të shkojë pas garës për pozita dhe të ngrohet në ledhatimin kriminel të Zaevit”, tha Marija Mitev nga VMRO-DPMNE.

Për këtë u pyet edhe kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski një ditë më parë.

Ai tha se është në komunikim të përditshëm më Gashin dhe se vendimin e marrin organet e partisë.


Shtuar 20.11.2021 16:15