Vlora përgatitet për stuhi/ Bashkia jep njoftimin e rëndësishëm: Mos parkoni në zonat e rrezikshme, priten reshje intensive

Bashkia e Vlorës ka njoftuar qytetarët se nga data 17 deri më 18 nëntor pritet që territori i qytetit bregdetar të përfshihet nga reshje mesatare shiu, me mundësi për intensifikim në intervale të caktuara.

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare në rast të situatave të vështira atmosferike.

Po ashtu, drejtuesve të mjeteve u kërkohet të shmangin parkimin në zona që konsiderohen me rrezik të lartë për përmbytje.

Njoftim i rëndësishëm:

Referuar njoftimit të Qendrës Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore, ditën e Hënë, më datë 17 Nëntor dhe ditën e Martë, më datë 18 Nëntor, qyteti i Vlorës parashikohet të përfshihet nga reshje shiu mesatare deri lokalisht intesive.

Ju lutemi të tregoheni vigjilentë për çdo situatë dhe të respektoni thirrjet dhe këshillat e autoriteteve. Jeni të lutur shmangni parkimin e automjeteve në zonat me risk të lartë.

Grupet tona do të jenë të angazhuara në marrjen e masave paraprake, si dhe do të jenë në terren në monitorimin e situatës duke ndërhyrë sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme. UJËSJELLËS KANALIZIME RAJONI VLORË.


Shtuar 15.11.2025 21:10

Tags: ,