Vlora do të përfshihet nga moti i keq, Bashkia del me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Qyteti i Vlorës, pritet që të preket në ditët në vijim nga moti i keq me reshje të dendura shiu nga data 17 deri 21 Tetor.

Për këtë arsye bashkia e këtij qyteti, ka dalë me një njoftim të rëndësishëm në rrjetet sociale, duke iu kërkuar qytetarëve që të marrin masa dhe të bëjnë kujdes.

“Referuar njoftimit të Qendrës Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore, nga data 17 deri 21 Tetor, qyteti i Vlorës parashikohet të përfshihet nga reshje shiu mesatare deri lokalisht intensive.

Ju lutemi të tregoheni vigjilentë për çdo situatë dhe të respektoni thirrjet dhe këshillat e autoriteteve.

Jeni të lutur të shmangni parkimin e automjeteve në zonat që paraqesin problematika.

Grupet tona të punës do të jetë në gatishmëri të plotë.

Faleminderit!”, njofton Bashkia e Vlorës.


Shtuar 16.10.2025 15:44