Vlonjatit nuk “ja ndjen” për të ftohtin, zhytet dhe noton në det (VIDEO)

Ditët e fundit temperaturat e ulëta kanë pushtuar vendin, me temperatura që shkojnë disa gradë nën zero.

Por i ftohti ekstrem nuk e ka ndaluar vlonjatin Arben Abazaja për tu larë në detin e akullt të Vlorës. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale ai shihet teksa hidhet në ujë dhe noton.

Këto ditë të ftohta janari kemi parë shumë spektakël të tillë, ku mund të përmendim të rinjtë që laheshin në ujëvarën e Thethit, apo personi që lahej në liqenin e Pogradecit, por edhe një tjetër burrë që lahej në Sarandë./albeu.com/


Shtuar 25.01.2022 12:33