“T’u repovat po m’zen mëngjesi”, zbulohet autori 13-vjeçar i këngës që po bën namin në “TikTok” (VIDEO)

“T’u repovat po m’zen mëngjesi”, është sëfundmi refreni i TikTok-ut për çdo përdorues shqiptar. Vargjet që s’po i hiqen nga mendja këtyre të fundit në çdo moment të ditës janë bërë virale edhe nga personazhe të famshëm si Dhurata Dora, Dafina Zeqiri apo Ylli Limani.

Të gjithë po pyesin se kush është autori dhe ai është zbuluar vetëm së fundmi.

Kjo pjesë e shkurtër ‘rep’ është shkruar nga një 13-vjeçar.

Në një intervistë për mediet kosovare, Shqiproni thotë se këngën e ka bërë me telefon para disa muajve, por është bërë virale javën e kaluar, pasi u shpërnda nga artistë të njohur si Dhurata Dora, Ylli Limani etj.

“Këtë këngë e kam realizuar para 5 muajve. U bë e famshme tani se e publikuan të famshmit. Këngën e kam bo në telefon, ja kam nis kështu se më pëlqen muzika, djali i axhës më ka ndihmu pak. Tekstin e kam shkruar vetë, më erdhi prej kangëve që i ngoj. Përsa i përket ex-it, krejt imagjinat osht.Tash do e qesh, do shoh a po m’dhez. Muzikën e kom bo vet, e pak me ndihmën e djalit axhës. Djali i axhës merret me muzikë. Para 3 muajve e kam publikuar. Dafina Zeqiri ishte e para prej t’famshmve. U gëzova mendova po m’dhez konga. Dafina tha super hit.Pashë që po m’dhez e do qes edhe kongë të tjera. Konga e radhës do jetë me videoklip.”, tregoi Shqiproni per ATV./albeu.com/