Gjesti i Modric që ka bërë Real Madridin të dashurohet akoma më shumë me kroatin (VIDEO)

Luka Modric vazhdon t’i bëjë tifozët e Real Madridit të dashurohen me gjestet e tij. E fundit ishte të dielën e kaluar pas ndeshjes ndaj Elches që përfundoi 2-2. Modric, i cili shënoi golin e parë për bardhezinjtë me penallti, i dha fanellën Davidit, djalit që ishte me të atin në tribunën e Bernabeut.

Djali i kërkoi Modricit fanellën gjatë nxehjes dhe kroati i premtoi se do t’ia jepte. Sapo mbaroi ndeshja, Modric shkoi tek një anëtar i sigurimit të Real Madrid për t’i dhënë djalit fanellën.

Djali dhe babai i tij e morën fanellën të emocionuar dhe në dalje po i shpjegonte nënës se kishte fanellën e Modricit. r.t/albeu.com

 

Shtuar 25.01.2022 12:20