Biznesmenët në Vlorë janë mbledhur ditën e sotme në qendër të qytetit për të protestuar mbi aksionin e ndërmarrë nga bashkia vendore për lirimin e hapësirave publike të zëna nga bizneset dhe të vëna në shërbim të tyre.
Qytetarët nuk janë shprehur kundër këtij vendimi, por kanë kërkuar nga qeveria që të shtyhet afati i zbatimit pasi tashmë është mesi i sezonit veror dhe se kjo është periudha kulmimante për bizneset në zonë. Në shenjë proteste ata kanë vendosur të shkojnë në mbyllje të përkohshme të lokaleve e restoranteve në vend derisa të marrin një përgjigje pozitive nga qeveria lidhur me kërkesën e tyre.
“Vlora është një qytet sezonal. Smund ta godasësh tjetrin në pikën më të dobët. Jemi mbledhur sot për të shkuar drejt mbylljes totale të bizneseve në një notë proteste dhe të gjithë së bashku vendosim sesi do të veprojmë.
Unë kam ardhur nga jashtë shteti, ky është viti i im i parë që kisha dëshirë të kthehesha në Shqiëpri. Bëra një biznes me goxha lek, dhe e kemi hapur prej 1 muaj e gjys. A nuk është fatkeqësi për mua që në vitin e parë po lë zemër dhe djersë? Të kthehemi pranë jashtë shteti?
Përvec kostos dhe humbjes që kemi ne si biznes, humbja më e madhe është tek perceptimi i turistëve. Nuk është momenti i duhur. Duhet të jetë në një kohë që dhe ne të jemi gati për të marrë masat. Kërkesa jonë është që të bëhet pas sezoni, jo në këtë moment. Po presim pikun e sezonit, imazhi dhe perceptimi te të huajt nuk është aspak normale. Jemi plotësisht dakort të bëhet, por jashtë sezoni”, janë shprehur biznesmenët vlonjatë.