Vjosa Osmani reagon ashpër për sulmin në Zubin Potok: Bandat kriminale serbe e kanë humbur çdo betejë me institucionet

Pas shpërthimit që ka ndodhur mbrëmë në kanalet e Ibër-Lepencit, ka reaguar Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Kryetarja e Shtetit, ka deklaruar se bandat kriminale serbe do të humbasin sërish në “në përpjekjet e tyre, për të sulmuar infrastrukturën jetike të Republikës sonë nëpërmjet akteve terroriste”.

“Bandat kriminale serbe kanë humbur në çdo betejë me institucionet e Kosovës. Do të humbin sërish, në përpjekjet e tyre qyqare për të sulmuar infrastrukturën jetike të Republikës sonë nëpërmjet akteve terroriste. Mbrojtja e kushtetutshmërisë e ligjshmërisë në çdo cep të vendit dhe lufta e pa kompromis ndaj ketyre elementeve kriminale janë jetike”, tha Osmani.


Shtuar 30.11.2024 08:25