Një vjedhje spektakolare ka ndodhur në qendër të Selanikut në orët e para të mëngjesit sot.
Një grup hajdutësh, i përbërë nga tre persona hynë në një bar-kafe në zemër të Selanikut, nga ku vodhën 15 mijë euro në vetëm tre minuta.
Video e momentit të vjedhjes së lokalit është bërë virale në rrjetet sociale në Greqi.
Siç shihet në videon e publikuar nga protothema.gr, lëvizjet e hajdutëve janë regjistruar hap pas hapi nga kamerat e sigurisë së biznesit në rrugën “Katuni 31”.
Gjithçka ka ndodhur në orën 05.15, kur tre autorët, kanë arritur të hyjnë nga hyrja kryesore e lokalit, ndërsa bashkëpunëtori i tyre po priste jashtë me një makinë të zezë, të cilën dyshohet se e përdornin si mjet arratisjeje.
Me një vare në dorë hajdutët lëvizin me shpejtësi dhe çmontojnë kasafortën që ishte vendosur në murin e lokalit Më pas ata vrapuan për te banaku i lokalit, morën paratë që ndodheshin te kasa.
“Morën të gjitha paratë edhe kasafortën. U zhdukën brenda tre minutave”, tha një nga pronarët e biznesit të njohur, Pavlos Ramfopoulos.
Bëhet e ditur se pronarët e biznesit kanë bërë padi për ngjarjen në polici, ndërsa kanë dorëzuar materialin nga kamerat e sigurisë dhe siç thonë ata, janë në pritje të ecurisë së hetimeve./albeu.com