Policia ka proceduar penalisht dy vajza, të cilat akuzohet se kanë vjedhur dajen e tyre.
Specialistët e për Hetimin e Krimeve në Komisaratin nr.4 të Tiranës morën denoncimin e 37-vjeçarit për vjedhje dhe pasi nisën kërkimet zbuluan se autore të kësaj vepre penale ishin dy mbesat e tij, njëra 23 vjeçe dhe tjetra vetëm 16 vjeçe.
Dy të rejat janë vajza teze me njëra-tjetrën dhe duket se kishin bërënjë plan të mirëfilltë për t’i marrë dajes së tyre një shumë parash.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetaset E. D., 23 vjeçe dhe A. M., 16 vjeçe (kushërira), pasi në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e dajës së tyre, shtetasit A. S., 37 vjeç”, njofton policia. /albeu.com/