Vizitë e planifikuar para tensioneve, Bettel: Nuk erdhëm për të gjykuar Kurtin, por për ta dëgjuar

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, ka thënë se vizita e tyre në Kosovë ishte e planifikuar para se tensionet të shfaqeshin në rajon.

Ai tha se qëllimi i vizitës së tyre është që të ndihmojnë në krijimin e urave mes fqinjëve, derisa kërkoi falje edhe për mungesën e kryeministrit të Belgjikës, Alexander De Croo, për të cilin tha se nuk mundi të vijë për shkak të çështjeve politike në vendin e tij.

“Jemi këtu sepse dëshirojmë që kur është planifikuar ky udhëtim nuk kemi pritur që këto tensione të jenë në rajon. I kemi thënë edhe Albinit që nuk jemi këtu për të gjykuar, por për të dëgjuar dhe të mundohemi të ndërtojmë ura, të cilat mes fqinjëve nganjëherë nuk janë shumë të lehta për t’i ndërtuar”.

Duke folur për procesin e anëtarësimit në BE për shtetet që duan t’i bashkohen Unionit, kryeministri i Luksemburgut tha se nuk ka procedurë të shpejtë për asnjë shtet, por se ka procedura.

“Nuk kemi rrugë speciale për asnjë shtet”.

“Zakonisht keni shumë miq kur jeni të suksesshëm, por keni shokë të vërtetë kur keni vështirësi dhe kur ju duhet përkrahje. Luksemburgu gjithmonë ka qenë në anën që të shohim se si mund t’i ndihmojmë të tjerët. Nuk jemi shteti më i madh dhe e dimë se duke punuar me të tjerët dhe të gjejmë personat të interesuar është shumë me rëndësi për të gjetur zgjidhje”.

Bettel foli edhe për mërgatën kosovare në Luksemburg.

“3 mijë kosovarë që kanë gjetur shtëpinë në Luksemburg. Ka qenë kohë e vështirë në Kosovë. kështu që kemi një pjesë të Kosovës në Luksemburg. Kjo është si i kremi krijuar raportet tona”.

Ai tha se pas takimit me Kurtin e Osmanin do të takohen me OJQ që punojnë në fushën e mediave dhe të drejtave e minoriteteve LGBT.

“Sot dëshirojmë që të ne të mësojmë dhe të shohim si është situata dhe të themi që shtylla kryesore e BE-së nuk është ekonomia, por janë të drejtat, vlerat me të cilat është e ndërtuar. Jeni pjesë e familjes sonë”.


Shtuar 4.07.2023 11:42