Bayern Munich, fitore e ngushtë ndaj Frankfurt

Bayern Munich ka triumfuar ndaj Eintracht Frankfurt.

Ndeshja e Javës së tridhjetë e një e zhvilluar në “Allianz Arena” është mbyllur me rezultat 2 – 1.

Harry Kane është shquar si protagonisti i përballjes duke shënuar dy gola për skuadrën bavareze në minutat e 9-të dhe 61-të.

Megjithatë Ekitike nuk ka lejuar që tabela të mbetet pa ndryshime duke shënuar golin e vetëm për Frankfurt në minutën e 23-të.

Bayern Munich vazhdon të mbetet në vendin e dytë në tabelën e kryesuar nga Bayer Leverkusen. Në anën tjetër, Frankfurt qëndron në vendin e gjashtë në tabelë.


Shtuar 27.04.2024 19:59