Presidenti Bajram Begaj gjatë vizitës zyrtare në Kosovë, ka vizituar dhe varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova në Prishtinë ku ka kryer homazhe në nderim të tij.
Begaj pritet që të zhvillojë një takim dhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Kjo vizitë e presidentit Begaj në Prishtinë shënon edhe udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që prej momentit kur u zgjodh në postin e Kreut të Shtetit. Begaj u prit nga Osmani me një ceremoni të veçantë, ndërsa u nderua dhe nga Forcat e Armatosura të Kosovës./albeu.com