Vizita e parë jashtë vendit si president, ku do të shkojë Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj do të nisë vizitat e tij ditë e hënë ku pritet që të shkojë në Kosovë.

Në një njoftim për mediat Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se Begaj do të vizitojë vendin e tyre.

“Agjenda e kryetarit Glauk Konjufca, për të hënën, 15 gusht 2022. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Media do të lejohen të marrin vetëm pamje në fillim të takimit./albeu.com