Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se shumë shqiptarë janë ndaluar që të merrnin pjesë në vizitën e Kyriakos Mitsotakis në zonat e minoritarëve grekë një ditë më parë. I ftuar në “Opinion”, Hoxha tha se për këtë gjë ishin marrë masa të rrepta nga ana e Policisë së Shtetit që ka ndaluar shumë shtetas shqiptarë.
“Ajo që më tërhoqi vëmendjen, policia shqiptare kishte marrë masa shumë, shumë të rrepta. Janë ndaluar shtetas shqiptarë. Unë isha kurioz nëse do të ndaloheshin shtetas grekë që do të ndaloheshin të hynin në territorin e Shqipërisë sot sepse kishte shumë nga ata. Kanë hyrë dje, kanë pardje, por janë ndaluar shtetas shqiptarë në takimin e Levadhjasë nga policia shqiptare që mos të marrin pjesë. Ishte banor i fshatit ai dhe nuk është lejuar se ka menduar që ky meqenëse është mprehur në media, mund të shkaktojë incident. Frik 137n nuk e kishte kryeministri grek se mos ndodhte gjë, e kishim ne,”- tha Hoxha.