Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke ndarë pamje nga pista e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.
Rama shkruan se puna vijon për ndërtimin e aeroportit më të madh në Ballkan.
“MIRËMËNGJES ? dhe me punën që vijon në rrugën e Aeroportit të Vlorës, i cili do të jetë aeroporti më i madh në Ballkan, dhe një ndër investimet më të rëndësishme për ekonominë e vendit, ju uroj një ditë të mbarë?”shkruan Rama në postimin e tij.
Kujtojmë se, Qeveria shqiptare ka firmosur marrëveshjen për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, me një konsorcium kompanish që kryesohet nga kompania e Behgjet Pacollit.