Vijon protesta e qytetarëve, policia nis shoqërimet e para (VIDEO)

Qytetarët ju përgjigjen thirrjes për t’ju bashkuar protestës kundër rritjes së cmimeve.

Protesta e cila nisi në orën 17:00 tek Kryeministria, u zhvendos dhe tek Rruga e Elbasanit e cila vijon ende.

Ndërkohë, policia është përplasur me protestuesit duke mos i lejuar ata të bllokojnë qarkullimin rrugor.

Madje policia ka nisur edhe shoqërimet e para.

Litri i naftës ka shkuar 2.75 dhe qytetarët kanë paralajmëruar protestë të madhe të shtunën në orën 11:00. /albeu.com/


Shtuar 9.03.2022 19:56