Vijon procesi zgjedhor në burgun e Fierit, deri tani kanë votuar 132 të dënuar

Procesi zgjedhor për kryetarët e bashkive po vijon në gjithë vendin, po ashtu edhe në burgun e Fierit.

Më total në këtë në këtë institucion të vuajtjes së dënimit janë 420 votues nga të cilët deri pas mesdite kanë votuar 132 të dënuar.

Qendra e votimit është hapur në orën 07:00 dhe të dënuarit marrin pjesë në votim nëpërmjet votimit elektronik.

Deri tani nuk janë vënë re problematika në procesin e votimit.


Shtuar 14.05.2023 14:37