Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 356 raste të reja me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë së njëjtës periudhë nuk është shënuar asnjë vdekje dhe janë shëruar 53 pacientë. Deri më tani, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.195 dhe numri total numri i rasteve aktive është 2.083.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.697.901 doza të vaksinës. Deri më sot 791.547 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com