Rusët kanë bombarduar një nga rrethet e Kharkivit këtë pasdite.
Sipas të dhënave paraprake, 3 persoan kanë humbur jetën dhe 5 të tjerë janë plagosur. Lajmin e bëri të ditur Oleg Sinegubov, Kreu i rajonit të Kharkiv.
“U kërkojmë banorëve të Kharkivit të jenë sa më të kujdesshëm, të mos qëndrojnë në rrugët e qytetit pa urgjencë. Në fund të fundit, armiku godet në mënyrë tinëzare, duke goditur zonat e banuara dhe infrastrukturën civile,” tha Sinegubov./albeu.com