Vihen në pranga 2 persona për vepra të ndryshme penale

Policia ka vënë në pranga 2 shtetas për vepra të ndryshme penale. Është arrestuar një 33-vjeçar i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës Parë Durrës, e  ka dënuar me 1  muaj burg, për veprën penale “  Mosdhënia e mjeteve për jetesë”.

Gjithashtu është arrestuar një drejtues mjeti i  cili ka aksidentuar një motorist në aksin Tapizë – Fushë Krujë.

Njoftimi i policisë:

DVP Durrës

Vihen në pranga 2 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë ndaluar shtetasin në kërkim E.Ç., 33 vjeç, banues në Durrës pasi Gjykata e Shkallës Parë Durrës, e  ka dënuar me 1  muaj burg, për veprën penale “  Mosdhënia e mjeteve për jetesë ”.

————-

Gjithashtu, është arrestuar  në flagrancë shtetasi F.Ç., 31 vjeç,  banues në Arrameras, Krujë, pasi në aksin rrugor Tapizë – Fushë Krujë,  duke  drejtuar  mjetin tip “Audi”, është përplasur me motorin tip “Yamaha”, me drejtues shtetasin H.K., 60 vjeç,  banues Fushë Krujë.

Për pasojë është aksidentuar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 20.05.2021 08:35