Vidhnin pakot me ndihma të qytetarëve, burg pa afat për 4 punonjësit e bashkisë Pogradec

Lihen në burg 4 punonjësit e bashkisë së Pogradecit që vodhën ndihmat humanitare që erdhën nga Gjermania për spitalin dhe institucionet arsimore.

Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg për të katër të ndaluarit të cilët akuzohen për vjedhje duke shpërdoruar detyrën e kryer në bashkëpunim, mase e cila u pranua nga gjykata.

Tre ditë më parë policia e Pogradecit arrestoi përgjegjësin e rrugëve rurale dhe 3 punonjës të Ndërmarrjes se Shërbimeve publike të bashkisë së Pogradecit, Reshit Fraholli, Raif Mucka, Bektash Xhudellari, Marsel Mucllari pas denoncimit për vjedhjen e ndihmave.