Vidhnin biznese dhe prona, arrestohen dy persona në Durrës

Policia ka vënë në pranga dy persona, 36 dhe 28 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”. Ata vidhnin njerëz, biznese dhe prona. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Vijon puna nga Policia e Durrësit, për parandalimin e vjedhjeve në biznese dhe prona.

Falë reagimit të shpejtë të punonjësve të Policisë vihen në pranga 2 shtetas, gjatë kryerjes së veprës penale “Vjedhja”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për marrjen e masave për parandalimin e vjedhjeve në prona dhe biznese gjatë sezonit turistik dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, falë reagimit të menjëhershëm arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. A., 36 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Falsifikim dokumentesh” dhe “Mashtrimi”. Ky shtetas, në lagjen nr. 6, Durrës, i ka vjedhur çantën e dorës me një sasi vlere monetare, shtetases I. Sh.;

A. A., 28 vjeç, shtetas maroken, pasi në lagjen nr. 17, Durrës, u konstatua nga shërbimet e Policisë duke tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit H. D.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./albeu.com

Shtuar 18.06.2021 13:07