VIDEO/ Ushtarët izraelitë maskohen si infermierë dhe vrasin tre palestinezë brenda një spitali

Forcat izraelite dërguan sot komando të maskuar si personel mjekësor dhe rroba civile në një spital në Jenin, në Bregun Perëndimor të pushtuar, për të ekzekutuar tre burra që ata thanë se ishin “terroristë” dhe se njëri prej tyre ishte i lidhur me Hamasin .

Është hera e parë që nga viti 2015 që forcat izraelite kanë nisur këtë lloj operacioni në një spital në Bregun Perëndimor , ku tensionet po rriten në sfondin e luftës midis Izraelit dhe lëvizjes islamike palestineze Hamas në Gaza, vëren Agence France-Presse.

Një gazetar i AFP pa trupat e tre burrave, të cilët u vajtuan nga të afërmit e tyre, brenda spitalit Avicenna në Jenin, një bastion i organizatave të armatosura palestineze.

Një barelë, mbi të cilën ishte një jastëk i përgjakur me një vrimë plumbi, nuk linte asnjë dyshim për natyrën e operacionit.

Më tej, një dyshek kishte gjithashtu gjurmë gjaku, si dhe dyshemeja dhe muret. Në një deklaratë të përbashkët, ushtria izraelite, siguria e brendshme dhe policia thanë se ata së bashku “neutralizuan” Mohammad Jalamneh, një “terrorist të Hamasit “, si dhe ” dy terroristë të tjerë “, Bassel dhe Ayman Gazawi.

Hamasi konfirmoi se Jalamneh ishte një anëtar. Gjithashtu Xhihadi Islamik, një tjetër lëvizje islamike palestineze, njoftoi se vëllezërit Ghazawi ishin anëtarë. Varrimi i këtij të fundit është bërë mëngjesin e sotëm vonë./albeu.com


Shtuar 30.01.2024 12:54