Taulant Seferi po kalon një formë të shkëlqyer në fillim të këtij sezoni. Sulmuesi nga Kumanova fillimisht asistoi në transfertën ndaj Erokspor, ku Kayserispor po fiton 0-3.
Por paraqitja e tij nuk u mbyll me asistin. Në minutën e 68-të, 29-vjeçari realizoi edhe gol, duke e çuar në 5 numrin e golave të shënuar në këtë fillim sezoni. Përveç tyre, Seferi ka regjistruar edhe dy asiste.
Të lidhura
None found
Ky është një sinjal pozitiv edhe për Kombëtaren shqiptare, e cila ndodhet në prag të ndeshjeve të Nations League. Trajneri Ronaldo Maran mund të llogarisë tashmë te një sulmues në formë të mirë dhe që po gjen rregullisht rrugën e rrjetës.
