Legjenda braziliane Roberto Carlos ka shprehur admirim të madh për Federico Dimarcon, duke theksuar se futbollisti i Interit i ngjan në mënyrën e lojës dhe në shpejtësi.
Të lidhura
None found
Dimarco, i zgjedhur lojtari më i mirë i sezonit të kaluar në Serie A, është kthyer në një nga shtyllat e skuadrës zikaltër. Megjithatë, ende mbetet e paqartë nëse ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Real Madridit.
I pyetur për paralelizmin mes tij dhe mbrojtësit italian, Roberto Carlos tha se Dimarco i kujton shumë stilin që e karakterizonte gjatë karrierës së tij.
“Dimarco është një anësor i majtë i jashtëzakonshëm. Mund vetëm ta përgëzoj për sezonin e kaluar. Ai përfaqëson atë që është një mbrojtës modern”.
“Jam shumë i kënaqur të flas për të, sepse më kujton shumë stilin tim të lojës dhe shpejtësinë time. Ai është një lojtar super inteligjent dhe i uroj gjithë të mirat. Shpresoj që të rikuperohet”.
Ky vlerësim merr një rëndësi të veçantë, pasi Roberto Carlos konsiderohet një prej mbrojtësve të krahut më të mëdhenj në historinë e futbollit.
Kontributi në fazën ofensive, shpejtësia dhe zgjuarsia taktike e kanë shndërruar Dimarcon në një prej lojtarëve kryesorë të Interit. Krahasimi me Roberto Carlosin është një tjetër dëshmi e nivelit të lartë që ka arritur italiani./
