Skënderbeu ka mposhtur Apoloninë në Korçë në sfidën e parë të javës së 21-të të Kategorisë së Parë.
Sfida u zhbllokua në minutën e 32′ nga Prençi duke kaluar në avantazh korccarët. Më pas në fillimin e pjesës së dytë Temitope dyfishoi shifrat. Skënderbeu nuk u ndal me kaq dhe në të 57’ Abukabari shënoi edhe të tretin. Në minutën e 71’ u shënua goli i vetëm për fierakët. Në minutën e fundit të sfidës Liço vulosi sfidën duke shënuar dhe golin e fundit.
Me këtë fitore Skënderbeu shkon në kuotën e 41 pikëve duke ruajtur vendin e parë ndërsa Apolonia renditet në vendin e 7-të me 28 pikë.
SKËNDERBEU 4-1 APOLONIA
32′ Prençi, 47′ Temitope, 57′ Abubakari, 90+3′ Liço/ 71′ Umejego
FORMACIONET ZYRTARE:
SKËNDERBEU: Ruçi, Prençi, Dumfur, Idrizaj, Frashëri, Alii, Liço, Moraesh, Lika, Abubakari, Temitope.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç
APOLONIA: Harizaj, Asllanaj, Israel, Repaj, Kalus, Shanaj, Hebeja, Omeri, Haruni, Gjata, Umejiego.
Trajner: Mariglen Kule
GJYQTARË: B.Ziri, E.Burgu, E.Hushi (Fushë-Krujë)
VËZHGUES: Mentor Sopjani (Elbasan)
DELEGAT: Ilirjan File (Elbasan)