VIDEO/ Shembet ura në Baltimore të SHBA, dyshohet për viktima

Rreth orës 1:30 të mëngjesit, te sotem, një urë e madhe është shembur në Baltimore, Maryland të SHBA, pasi u godit nga një anije mallrash. Pamjet tregojnë një pjesë të madhe të urës Francis Scott Key 1.6 milje të gjatë, duke rënë në lumin Patapsco pas incidentit.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se disa makina kanë rënë në ujë.

“Në orën 1:35 të mëngjesit, policia e qytetit të Baltimores u njoftua për një shembje të pjesshme ure, me punëtorët ndoshta në ujë, në Urën Francis Scott Key”, tha në një deklaratë Departamenti i Policisë së Baltimores.

Ura e Francis Scott Key, më e madhja në zonën e Baltimores, është ndërtuar në vitin 1977, është 2.6 km e gjatë dhe vlerësohet të kalohet nga 11.5 milionë automjete në vit, me një kosto ndërtimi prej 110 milionë dollarësh.


Shtuar 26.03.2024 09:17