Kryeministri Edi Rama, ka mbërritur në Ankara në punimet e Samitit të NATO-s në ditën e dytë, ku pritet të zhvillohen diskutime mbi çështjet kryesore të sigurisë dhe sfidat me të cilat përballet Aleanca.
Kryeministri u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Të lidhura
None found
Takimi u zhvillua në kuadër të punimeve të samitit, ku liderët e vendeve anëtare po diskutojnë forcimin e bashkëpunimit brenda Aleancës.
Gjatë qëndrimit në kryeqytetin turk, Rama pritet të zhvillojë edhe një takim dypalësh me Presidentin e Turqisë, Rexhep Tayyip Erdoğan.
Prej dy ditësh, Ankaraja ka hapur dyert për samitin e NATO-s ku ka pritur liderët e 32 vendeve anëtare të Aleancës më të madhe ushtarake. Bisedimet dje u fokusuan te investimet dhe forcimi i industrisë së mbrojtjes ushtarake për vendet.
Ndër temat kryesore pritet të jetë situata në Ukrainë dhe paketa e ndihmës prej 70 miliardë eurosh që aleatët evropianë pritet ta formalizojnë në Ankara, për të siguruar mbështetje për Kievin për dy vitet e ardhshme.
Dita do të hapet me fjalimet e Sekretarit të Përgjithshëm Mark Rutte dhe udhëheqësve pas mbërritjes së tyre, e më pas do të mbahet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes, fotografia tradicionale familjare dhe, në orën 11:15 të paradites sipas orës lokale (10:25 të paradites sipas orës CET), takimi i Këshillit të Atlantikut të Veriut.
Samiti do të përfundojë me konferencën e fundit për shtyp të Rutte në pasdite. Më pas do të mbahen konferencat për shtyp të udhëheqësve, ndërsa ajo e Presidentit të SHBA-së Donald Trump është planifikuar për në orën 16:05.
Në një takim me Presidentin Tayyip Erdogan, Trump tha se mund ta kishte bojkotuar plotësisht samitin e NATO-s nëse nuk do të kishte pasur marrëdhënie të ngrohta me udhëheqësin turk dhe nuk përjashtoi tërheqje të mëtejshme të trupave nga Evropa.
