VIDEO/ Rama shpërbleu policët, e reja u drejtohet efektivëve në protestë: Ju duket bukur që do merrni 2 mln lekë, po na helmoni!

Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama, deklaroi se çdo efektiv është në frontin e protestës, do të shpërblehet me 2500 mijë euro, ndërsa nuk kanë munguar ironizimet nga protesta.

Një e re, pjesë e protestës pohoi se policëve iu pëlqen fakti që do të marrin shpërblim, por ata po helmojnë të rinjtë shqiptarë.

Të lidhura

None found

Përballë tyre, ajo deklaroi se po i mbysin me gaz lotsjellës, ndërsa i tha atyre se po sillen në mënyrë jo dinjitoze.

Protestuesja me tone të larta deklaroi se nuk po protestën vetëm për veten e saj, por edhe për fëmijët e policëve.

“Do na çoni në nivelin zëro. Ca do bëni ju, pse nuk flisni, apo nuk ju lënë maskat. Nuk po hedhim ne gaz, ju po na helmoni. Ju pëlqen ajo uniformë, disa janë civila. Na sulmoni si kafshë. Na trajtoni si kafshë. Jemi njerëz, kemi familje. Kemi familje që shumica punojnë jashtë për ne. Turp t’ju vijë. A keni fëmijë a skeni fëmijë. Nga kush keni frikë, nga mua?! Unë jam femër. Hiqni maskat dhe bashkohuni me ne. Trup t’ju vijë. Jam fëmija juaj në moshë, jam motra juaj. Jam femër, sot po flas edhe për fëmijët tuaj. Trup t’ju vijë”, iu drejtua protestuesja uniformave blu.

 


Shtuar më 19.10.2026 12:41