Protesta kundër kryeministrit Edi Rama në Tiranë ka hyrë në ditën e 89-të, ndërsa qytetarët kërkojnë dorëheqjen e tij. Në këtë situatë, deklaratat që Rama bënte gjatë kohës kur ishte në opozitë po rikthehen në vëmendje, pasi ato vihen përballë qasjes së tij gjatë viteve në pushtet.
Rama e akuzonte qeverinë e atëhershme se kishte dështuar të ndërtonte një sistem shëndetësor në shërbim të shqiptarëve.
Të lidhura
None found
Sot, qytetarët e kritikojnë vetë qeverisjen e tij për korrupsion dhe për problemet e një shëndetësie që, sipas tyre, nuk u ofron përgjigjen e duhur nevojave të tyre.
“Jemi në një 100 vjet shtet shqiptar, në mes të Europës dhe kemi një shërbim shëndetësor që nuk ka lidhje fare as me shekullin ku jetojmë as me kontinentin ku jetojmë dhe as me faktin që kemi 100 vjet që përpiqemi të ndërtojmë shtet. Ne ende nuk kemi arritur të ndërtojmë një shtet në shërbim të qytetarëve”, shprehej Rama në atë periudhë.
