Këtë të enjte, seanca parlamentare është shoqëruar me tensione dhe thirrje nga deputetet e Partisë Demokratike, të cilat kanë përsëritur në sallën e Kuvendit sloganin “Rama, jep dorëheqjen”, të njëjtin refren që është dëgjuar edhe në protestat e fundit të qytetarëvë që kërkojnë largimin e kryeministrit.
Gjatë zhvillimit të seancës, deputetet e opozitës kanë ngritur zërin kundër qeverisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe duke denoncuar, sipas tyre, problematika që lidhen me qeverisjen, korrupsionin dhe situatën ekonomike në vend.
Të lidhura
None found
Thirrjet janë bërë në një kohë që fjalën e Kuvend e kishte Ulsi Manja, i cili deklaroi se Rama nuk do të largohet dhe kryeministër do jetë deri në 2029, kur janë edhe zgjedhjet e ardhshme.
