Video për të mos u humbur/ Çifti Veliaj-Xoxa: Ne bëjmë një jetë modeste, kemi një derrkuc ku mbledhim kursimet

Çifti Veliaj-Xoxa, padyshim jo vetëm partnerë në jetën private, por janë edhe bashkëpunëtorë të mirë në korrupsionin dhe vjedhjen e parave të qytetarëve të Tiranës.

I arrestuar ditën e djeshme, kryebashkiaku Veliaj, guxoi sërish që të gënjente opinionin publik, përmes një deklarate nga qelia, ku shprehet se ‘Nuk kemi asnjë lidhje unë dhe familja ime me fjalën korrupsion. Kjo historia jonë është aq tragjikomike sa njerëzit s’do ta besojnë kur t’i dëgjojnë të zbërthyera një e nga një, idiotësitë e asaj akuze.

Dukshëm kryebashkiaku, tashmë nën arrest, vazhdon me absurditetet e tij të cilat duket se zanafillën e paskan kohë më parë.

Në videon më poshtë, gjatë një interviste teksa ‘dy zogjtë e dashuruar; kanë dhënë, Veliaj ‘modest’ shprehet se në shtëpinë e tyre gjendet një derrkuc i vogël, të cilën dyshja e mbushin me para për të siguruar të ‘ardhura bazike’ të jetës.

“Ne bëjmë një jetë shumë modeste, është turp ta themi, por kemi një derrkuc të vogël nga ato që vihen kursimet.

Arjola: Është shumë mirë e laburuar si mënyrë kursimi ( qesh)

Nuk jua rekomandojmë më mirë mbajini kurimet në bankë

Ajo që dimë të themi është se kemi një xhep të vogël dhe si ashtu pa dashje gjithmonë vëmë diçka mënjanë e kur bëhet mjaftueshëm gjithmonë gjejmë një mënyrë të shpejtë e të lirë për të udhëtuar e bëjmë’,– shprehet çifti.

Mirëpo, sipas dosjes së SPAK-ut për Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, kishin ngritur një skemë kriminale të përfitimit dhe pastrimit të parave.

Në dosje e publikuar ditën e djeshme, thuhet se Ajola Xoxa brenda 4 viteve, ka blerë rroba dhe bizhu të pa deklaruara në shumën 86 milionë lekë ose rreth 850 mijë euro.

Teka akuzohet për korrupsion që përfshin të paktën 1.1 milionë euro fonde publike, duke u dhënë para publike bizneseve të cilat në këmbim i jepnin familjes së tij fitime të paligjshme, nga ana tjetër Veliaj e ‘shiste’ veten si një njeri i cili jetonte me kursime.

Ndiqni videon:

View this post on Instagram

A post shared by Syri TV (@syri.tv)


Shtuar 11.02.2025 12:34