VIDEO/ Luftë me policinë shqiptare, dalin PAMJET e shkëmbimit të zjarrit mes grabitësve dhe forcave të rendit

Kanë dalë pamjet e shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe grupit të grabitësve afër pikës së karburantit “Hib Petrol” në Ferizaj.

Policia bën me dije se sapo kanë arritur në vendngjarje të dyshuarit kanë filluar që të shtinë me armë zjarri në drejtim të veturës së policisë, duke dëmtuar në masë të madhe veturën zyrtare, mirëpo dy policët që ishin në veturë nuk kanë pësuar ndonjë lëndim.

TVë dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes me një veturë në drejtim të panjohur.

Në veturë dyshohet se ishin katër persona me armë të gjata. /albeu.com


Shtuar 3.11.2023 14:44