VIDEO/ Izraeli bombardon shtëpinë e liderit të Hamasit

Avionët izraelitë bombarduan shtëpinë e liderit të Hamasit Ismail Haniya që ndodhet në Rripin e Gazës.

Deri më tani nuk dihet nëse familja e tij ka qenë brenda shtëpisë në momentin e shpërthimit, por informacionet tregojnë se Haniya nuk ndodhet as në Gaza.

Ushtria izraelite publikoi pamjet video të bombardimeve.

Në të njëjtën kohë, qeveria e Hamasit në Rripin e Gazës njoftoi mbrëmë se që nga fillimi i sulmeve izraelite në enklavën palestineze, janë vrarë 11.500 njerëz, përfshirë 4.710 fëmijë dhe 3.160 gra.

Sipas të njëjtit burim, të lënduarit llogariten në rreth 29.800.

Ministria e Shëndetësisë në enklavën palestineze të kontrolluar nga Hamasi tha se dhjetëra trupa ishin shtrirë në rrugët në Rripin verior të Gazës dhe ishte e pamundur të numëroheshin.

Ata gjithashtu pretendojnë se forcat izraelite po qëllojnë mbi ambulancat dhe vullnetarët që përpiqen të mbledhin trupat./albeu.com