Meghan donte shumë të shkonte në funeralin e princit Philip, por çfarë e pengoi

Princ Harry është në Mbretërinë e Bashkuar për të marrë pjesë në funeralin e gjyshit të tij, princit Philip, që do të mbahet në 17 prill. Ndërsa Meghan vendosi të qëndrojë në Kalifornia pas këshillës së mjekëve. Sipas burimeve nga mediat e huaja, dukesha do të kishte shkuar në funeral, po të mos riskonte shtatzëninë.

“Meghan dëshironte shumë që të shkonte në Mbretërinë e Bashkuar për t’i qëndruar pranë bashkëshortit, por mjekët i këshilluan të mos udhëtonte për shkak të shtatzënisë. Ajo do i linte pas hatërmbetjet vetëm për të qenë pranë Harryt. Harry dëshiron që Meghan dhe bebi të jenë të shëndetshëm dhe të mos përfshihen në situata stresuese. Atij i mungon shumë bashkëshortja dhe Archie dhe po komunikon me ta disa herë në ditë pasi shqetësohet për shtatzëninë e saj”


Shtuar 15.04.2021 12:51