VIDEO/ I shtrirë përtokë dhe i mbuluar nga gjaku, dalin pamjet e rënda pas vrasjes së shqiptarit

Brigen Limka, 39 vjeç u vra me armë gjahu ditën e sotme në Pire, Greqi.

Autor i dyshuar i ngjarjes është një 68-vjeçar.

Mediet greke shkruajnë se autorit iu deshën vetëm 9 sekonda dhe dy të shtëna për ta lënë të vdekur Limkën.

Sipas dëshmitarëve ai u ekzekutua nga një shtetas grek, pas një konflikti për një vend parkimi. Po sipas tyre, autori njihej si person problematik, ndërsa pasi ka kryer vrasjen, është ngjitur qetësisht sërish në banesën e tij.

“Mes tyre pati debat. Autori u ngjit në banesën e tij mori pushkën dhe pasi e qëlloi tha; “tani mbarova me ty”. Ai njeri kishte sjellje të çuditshme”, është shprehur një dëshmitare.

Gjithashtu një tjetër thotë se autori i vrasje shkaktonte shpesh probleme dhe debatonte me fqinjët edhe për gjëra të parëndësishme.

“Autori krijonte vazhdimisht probleme në parking. Shumë herë hidhej mbi makina dhe nuk ngrihej dhe sot mori pushkën dhe kishte një problem me parkimin sepse banonte pikërisht sipër. Ai jetonte vetëm. Viktima nuk ka qenë kurrë problem. E dëgjuam duke thirrur për ndihmë dhe më pas dëgjuam të shtënat. Ai thirri fëmijët nga parkingu ngjitur. Pati dy të shtëna. Njëra në kokë, tjetra në fytyrë. Viktima ka tre fëmijë të mitur. Ajo që pashë ishte tronditëse. Policia mbërriti pas dhjetë minutash. Autori ishte mbyllur në shtëpinë e tij”, tha një dëshmitar.


Shtuar 15.09.2023 17:50