Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku njëri nga konkurrentët e Përputhen shoqërohet në polici. Bëhet fjalë për Princin. Në videon e publikuar nga Vipat e Bllokut duket konkurenti dhe disa persona të tjerë të shoqëruar nga forca të shumta policie.
Por vetëm një orë më parë, Princi ka publikuar një video nga ambjentet e “Top Channel” ku duket se është gati për xhirim bashkë me konkurrentët e tjerë, por nuk ka thënë asgjë në lidhje me videon virale.
Tashmë protagonistët e Përputhen knë marrë mjaft famë dhe janë bërë pjesë e projekteve të ndryshme, si videoklipe apo reklama. Prandaj edhe video e Princit teksa arrestohej mund të jetë një e tillë./albeu.com/