VIDEO/ Digjet godina e policisë në Egjipt, 25 të plagosur

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu në një objekt policie në qytetin egjiptian të Ismailia. Si pasojë thuhet se janë lënduar të paktën 25 persona përpara se zjarrfikësit të kontrollonin flakët.

Sipas mediave të huaja, pamjet e postuara në rrjetet sociale tregonin ndërtesën e drejtorisë së sigurisë së qytetit të përfshirë nga flakët.

Dy dëshmitarë i thanë Reuters se zjarrfikësit fillimisht dukej se kishin vështirësi për të shuar zjarrin.

Më shumë se tre orë më vonë, televizioni shtetëror tha se zjarri ishte nën kontroll. Të paktën 25 persona u plagosën, tha Autoriteti i Ambulancës Egjiptiane.

Burimet e mbrojtjes civile thanë se pjesë të ndërtesës ishin shembur nga zjarri.


Shtuar 2.10.2023 09:19