Empoli ka shokuar në “San Siro” Interin, teksa ka arritur të fitojë ndaj “zikaltërve” me rezultatin minimal 0 me 1, duke shokuar kështu Interin që priste një përballje të lehtë përballë kundërshtarëve më të dobët se ta në letër.
Interi e nisi pjesën e parë me vrull, por pa mundur dot të mposhte portierin e Empolit. Në minutën e 40’-të, të lojës erdhi dhe goditja e rëndë për Interin, ku kapiteni i “zikaltërve” Milan Skrinar mori 2 kartona të verdhë në brenda pak minutash duke i lënë të tijët me 10 lojtarë.
Pjesa e dytë foli vetëm për Empolin, ku në minutën e 66’-të erdhi dhe goli i “të kaltërve”. Pas një pasimi të bukur nga legjinonari i Kombëtares tonë, Nedim Bajrami, anësori Baldanzi trondit portën e Onana, duke i kaluar të tijët në avantazhin e shumë kërkuar përballë një Interi, i cili zhgënjen.
Me këtë humbje Interi mbetet në vendin e 3-të me 37 pikë, po aq sa Roma e vendit të 4-ët, ndërsa Empoli përfiton nga “dhurata” e Interit duke parakaluar me 2 pikë Juventusin e duke u vendosur në vendin e 9-të. /albeu.com