VIDEO/ Arrestimi i 2 rumunëve që tentuan të transportonin drogë me rulot drejt Greqisë, policia: Janë sekuestruar 118 kg kanabis

Policia e Korçës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me operacionin e zhvilluar ditën e djeshme në Kapshticë ku u vunë në pranga 2 shtetas rumunë të cilët tentuan të trafikonin një sasi kanabisi drejt Greqisë duke përdorur një automjet rulot.

Mësohet se në total janë sekuestruar 118 kilogramë kanabis. Ndërsa në pranga kanë rënë 2 rumunët, George Coman 54 vjeç dhe Daniela Buturugaru, 36 vjeç banuese në Bukuresht të Rumanisë.

Gjatë kontrollit të detajuar, duke përdorur edhe qenin antidrogë të Policisë, në pjesën e bagazhit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 79 pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale 118 kilogramë.

Pak javë më parë po prapë 4 shetatas rumunë kanë rënë në pranga ndërsa 5 shqiptarë janë shpallur në kërkim pas megaoperacionit ‘Camper’.

Më 13 mars  u sekuestruan 260 kilogramë kanabis që kishte gjithashtu destinacion Greqinë. Në pranga kanë rënë rumunët, Marius Cimpeanu, Mihaela Cimpeanu, Florin Tucan dhe Andreea Pislaru./Albeu.com/


Shtuar 3.04.2023 10:01